Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma.
Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.