Monika Lubonja arrin të marrë vëmendje brenda shtëpisë e cila shpesh sjell edhe pozitivitet tek banorët.
Aktorja e njohur krahas moshës së saj arrin të përshtatet edhe me të rinjë falë çiltërsisë dhe natyrës gazmore e cila këtë e ka përcjellur edhe tek banorët e “Big Brother VIP Albania”.
Sot(e mërkure) banorët kanë si provë javore që të ndajnë kokrrat e kafes dhe të bëjnë diferencimin e tyre një e nga një.
Derisa Monika realizonte provën javore po qëndronte në oborrin e shtëpisë ku nga temperaturat e larta ajo heqi bluzën dhe doli vetëm në reçipeta, shkruan lajmi.net
Duke e njohur natyrën e aktores, kjo gjë mbase edhe mund të pritej nga ajo.
Kujtojmë se, Monika bashkë me Donaldin, Arjolën dhe Einxhel janë në televotim për përzgjedhjen e dy finalistëve tjerë dhe të fundit.