Motra dhe njëkohësisht konkurrente në ‘Për’puthen’, Rrushja dhe Laureta i kanë bërë një ultimatum djemve!
Ato të dyja shprehen se nëse njëra do të zgjidhte të dilte me njërin prej djemve, tjetra s’do të dalë kurrë me këtë djalë!
Pjesë nga biseda:
Rrushja: Nëse shoh që motra ime e ka qef edhe unë jo, nuk diskutohet!
Laureta: Ne kemi edhe tre motra të tjera, kemi bërë aventurat tona edhe kemi dal. Fiksimi po më pëlqen dikush unë gjithmonë kam marr iniciativa, edhe tjetra ka marrë iniciativa! Shif se po më pëlqen dikush dhe kur unë e kam pëlqyer dikë i është vënë X nga vajzat e tjera! Duhet të mirëkuptojmë edhe besnikërinë dhe lidhjen që kemi me njëra-tjetrën!
Bora: Po mund të dilnit të dyja me të njëjtin djalë për sa kohë do të ishte pëlqimi kaq i fortë, keni interes për të njëjtin djalë pa futur ndjesitë.
Laureta: Absolutisht jo Bora!
Rrushja: Nuk kisha mundur dhe s’do e kisha bërë dhe po ju tregoj djemve që tani momenti që motra ime del vetëm një takim ai person e ka ‘X’./tch