Fjalë Kyçe

Alice Albright emërohet kryeshefe e MCC-së, Presidenca e Kosovës e mirëpret

Alice Albright emërohet kryeshefe e MCC-së, Presidenca e Kosovës e mirëpret

Departamenti amerikan i Shtetit, ka bërë të ditur se Shtëpia e Bardhë ka emëruar njëzëri, Alice Albright, kryeshefe ekzekutive të Millennium Challenge Corporation- MCC, (Korporatës Sifidat e Mijëvjeçarit) .

Sipas departamentit amerikan, MCC, mbetet një partner jetik i diplomacisë së SHBA-së, për të ndërtuar ura në promovimin e rritjes ekonomike.

”Urime Alice Albright për konfirmimin tuaj si drejtoreshë ekzekutive e MCC. MCC është një partner jetik në përpjekjet tona të diplomacisë së SHBA-së, duke nxitur infrastrukturë të shëndoshë dhe institucione të shëndosha — dhe duke ndërtuar ura për të promovuar rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mirë”.

Emërimin e Albright, e ka mirëpritur edhe Presidenca e Kosovës, meqë është shefi i stafit presidencial, Blerim Vela, ai i cili shkruan se mezi presin bashkëpunimin tutje të MCC, si partner me Kosovën, përcjell indeksonline

”Urime Alice Albright për konfirmimin si drejtoreshë e re në MCC. Mezi presim partneritetin me MCC në programin e ardhshëm Kosovë-ShBA, të fokusuar në sektorin e energjisë. #Kosova #Së bashku më të fortë”, shkruan Vela.