Fjalë Kyçe

Pamje nga fillimi rrëshqitjes së ortekut të borës në Brezovicë

Pamje nga fillimi rrëshqitjes së ortekut të borës në Brezovicë

Një ortek bore ka rënë sot në qendrën e skijimit në Brezovicë, I cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.

Telegrafi ka siguruar pamjet nga momenti kur ra oretku i borës në Brezovicë.

Ndryshe sot në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi  nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët  kanë deklaruar për Telegrafin se në zonën ku ka rënë orteku kanë qene katër person, por që fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin e sotëm, duke thënë se në orën 13:10 Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për rënien e ortekut dhe menjëherë ekipet kanë shkuar në vendngjarje, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Veseli tha se njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë kanë dal në terren.

Ditë më parë ekipet e kërkim-shpëtimit kishin paralajmëruar se mund të ketë lëshim të ortekëve për shkak të reshjeve të borës të përcjella me erëra të forta.