Fjalë Kyçe

Prindit nuk i pëlqeu orari i fëmijës, kërcënoi drejtorin

Prindit nuk i pëlqeu orari i fëmijës, kërcënoi drejtorin

Drejtori i shkollës “Ali Hadri” në Obranqë të Podujevës, u kërcënua nga një prind.

Gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të orarit mësimor, pasi që mësimi nga ora 11:30, B.U. nuk i konvenonte ta dërgonte vajzën në shkollë.

Kështu tregon drejtori, Nustret Ismajli, që sipas tij, B.U. kishte thirrur në telefon dhe e kishte kërcënuar atë dhe shkollën, duke i thënë se do ta kallë shkollën.

Për këtë telefonatë u njoftua edhe policia, e cila e arrestoi B.U dhe i njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të nesërmen, bashkëshortja kishte telefonuar mësuesen dhe i kishte kërkuar falje për ngjarjen që kishte ndodhur. Televizioni ka kontaktuar bashkëshorten por e njëjta nuk ka pranuar të flasë për këtë rast.