Fjalë Kyçe

Zbulohet sa i kushtoi veshja në paraqitjen e fundit Bora Zemanit

Zbulohet sa i kushtoi veshja në paraqitjen e fundit Bora Zemanit

Emri saj lakohet thuajse çdo ditë në mediat rozë.

Flasim për moderatoren e dashur Bora Zemanin e cila kohët e fundit po merrë jashtëzakonisht vëmendje me lëvizjet e saj të cilat më pas kthehen në lajme, shkruan lajmi.net.

Bora Zemani u përfol shumë në mediat rozë për shkak të lidhjes së dështuar me aktorin dhe banorin e BBV, Donald Veshaj, lidhje kjo që tani i përket së kaluarës.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video të ndryshme.

Si zakonisht edhe dje u shfaq mjaft e veçantë me fustanin ngjyrë pink të kombinuar me këpucë ngjyrë të njëjtë.

Faqja e njohur më instagram “MPM” ka publikuar çmimin e veshjes së Bora Zemanit, ku fustani i markës “Area” kushton hiç më pak se 1250 euro, ndërsa takat e modelit “Tomford” kushtojnë plot 1100 euro.