Fjalë Kyçe

KESCO i shkruan ZRRE-së: Tarifat e reja të rrymës të fillojnë nga faturat e marsit

KESCO i shkruan ZRRE-së: Tarifat e reja të rrymës të fillojnë nga faturat e marsit

KESCO ka njoftuar se i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga muaji mars, raporton Express.

Sipas njoftimit, ky propozim ka ardhur për të shmangur kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja.

“Nëse  ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm  do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.

Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin”, thuhet në njoftim.