Fjalë Kyçe

Parkingu nëntokësor te Filologjiku përfundon në korrik

Parkingu nëntokësor te Filologjiku përfundon në korrik

Ndërtimi i parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik në kryeqytet do të përfundojë në korrik të këtij viti.

Kështu tha, mbikëqyrësi i punimeve, inxhinieri, Arbër Canhasi. Sipas tij, ndërtimet janë duke u kryer me një ritëm të shpejtë, sa 130 punëtorë angazhohen brenda ditës e ka raste kur punohet edhe natën, njofton Klan Kosova.

Canhasi tha se dy kate nëntokë janë parking ndërsa mbi to, kati i parë, do të jetë gjelbërim e lokale afariste.

Ndërtimi i këtij parkingu i ka kushtuar komunës 10 milionë euro e kompania që e ka fituar tenderin për realizimin e këtij projekti është “Parking Center Prishtina”.