Fjalë Kyçe

Incidenti i frikshëm në vijën e finishit që i tronditi Lojërat Olimpike Dimërore

Incidenti i frikshëm në vijën e finishit që i tronditi Lojërat Olimpike Dimërore

Lojërat Dimërore u tronditën nga një incident i frikshëm të dielën kur Ingrid Landmark Trandrevold u rrëzua pa ndjenja në vijën e finishit në biatlon.

Kur kishte mbetur vetëm edhe një kilometër nga 10 kilometra rrugë në këtë garë, Trandrevold po përpiqej fort për ta zënë vendin e tretë, raporton Gazeta Express.

Por Trandrevold filloi të lodhej dhe ligështohej në metrat e fundit të garës dhe si pasojë përfundoi në vendin e 14-të dhe ra në tokë pa ndjenja derisa po e kalonte vijën e finishit.

Norvegjezja tjetër Marte Olsbu Roieseland ishte e para dhe në rrugë të hapur për medaljen e artë, por Trendrevold ishte në një betejë kokë me kokë me suedezen Elvira Oeberg pas saj.

Në 300 metrat e fundit, Oeberg i iku Trandrevoldit në kodrën e fundit të lartë virtuale.

Ajo kishte fituar mjaftueshëm energji për të nisur të lëshohej ngadalë, por skitare pas skitareje e kaluan atë dhe Tiril Eckhoff e mori medaljen e bronztë para se Trandrevold ta kalonte vijën e finishit.

Aq e papritur ishte natyra e dramës në këtë garë saqë komentatori i Eurosportit e shpalli Trandrevoldin fituese të medaljes së bronztë, duke mos e kuptuar gabimin e vet disa minuta pas garës.

Trandrevoldi u rrëzua në borë pa ndjenja menjëherë dhe pati nevojë për kujdes të gjatë mjekësor, para se të ngrihej në këmbë dhe të bartej jashtë shtegut.

“Ajo u përpoq sa mundi dhe bëri gjithçka për ta përcjellë Elvirën. Ajo arriti e harxhuar në kodër dhe mezi e arriti vijën e finishit”, tha doktori i ekipit norvegjez.

“Kur mbërriti në fund ajo ishte shumë e pikëlluar dhe ndjeu keqardhje, sepse e humbi medaljen dhe ishte pa kokërr fuqie”, shtoi ai.