Fjolla Morina ka postuar disa imazhe të reja.
Si zakonisht, as kësaj radhe nuk munguan provokimet nga këngëtarja sa me anë të imazheve e sa me mbishkrimin sipër tyre.
Teksa sot festohet Shën Valentini, Fjolla ka bërë një urim mjaft interesant kryesisht dedikuar personave që e festojnë ditën e të dashuruarve.
“Duro agjërues se ti je fitues” ka shkruar Fjolla Morina.
Ndër të tjera ajo theksoi se ky urim shkon për personat që sot festojnë.
“UrimePerAtaQeFestojn”, ka shkruar këngëtarja e cila shfaqet me fustan të zi e të hapur tek gjoksi.
Ndryshe, Fjolla ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë se si është raporti i saj me Fisnik Sylën, personazhin me të cilin muaj më parë ishin martuar, shkruan lajmi.net
Ndërkohë Fisniku, në intervistën për “ABC e mëngjesit” ditë më parë i pyetur për raportet e tij me Fjollën u përgjigj shkurtimisht veç “mirë”.