Fjalë Kyçe

Kush fshihet prapa emailit fals për dorëheqjen e Prindon Sadriut? – flet njohësi i sigurisë kibernetike

Kush fshihet prapa emailit fals për dorëheqjen e Prindon Sadriut? – flet njohësi i sigurisë kibernetike

Një email shpërndarë në redaksi të ndryshme televizive dhe të medias online, ku flitej për dorëheqjen e Prindon Sadriut nga të gjitha funksionet e pozitave të tij, doli të jetë i pasaktë.

Brenda e-mailit ”pri……@australiamail.com” thuhej se ai do ta mbante vetëm pozitën e tij brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, konfirmoi për Klankosova.tv se Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga pozitat e tij brenda kësaj ministrie.

Njohësi i sigurisë kibernetike, Valon Kerolli për Klankosova.tv u shpreh se këto raste janë të shpeshta megjithatë duhet çdoherë verifikuar lajmin në shumë burime, kjo pasi adresa elektronike nga e cila ka ardhur një raportim i tillë, nuk ekziston fare si email.

Siç thotë ai, mosekzistenca e saj, konfirmohet me sqarimin në fotografinë si vijon:

Gjithashtu, ai ka treguar se ky domain nga i cili është dërguar emaili, nuk është austrilian, ashtu siç figuron, pra, “australiamail.com”.

E vërteta qëndron se ajo vjen nga domani “gmx.com”, siç shihet edhe në fotografinë më poshtë.

Kerolli madje dha edhe disa këshilla për të mos rënë pre e email-ave falso, siç ishte rasti i sotëm për dorëheqjen e Prindon Sadriut:

1.Asnjëherë dorëheqja zyrtare nuk bëhet nga një email privat.

2. As emaili [email protected] e as emaili [email protected] nuk ekzistojnë. Kjo është shumë lehtë e vërtetueshme, mjafton të provoni të dërgoni një tekst email, tek këto email adresa.

3. Nëse keni IT në median tuaj, kërkoni ndihmën e tij dhe tek detajet e emailit mund të shihni informacione se prej çfarë domain apo IP adrese ka ardhur. E që në rastin konkret me Prindon Sadriun, IP nuk ka lidhje me Australi, e as me domainin “australiamail”, por me kompaninë e Hostimit 1&1.