Një aksident trafiku në mes një autoambulance dhe një veture në rrugën Rahovec-Malishevë, saktësisht në Dragobil.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.
“ Një autoambulancë në tejkalim të pasigurt ka goditur një veturë. Si pasojë e aksidentt dy persona kanë marrë lëndime trupore të lehta. Kurse dëmet materiale të automjeteve ishin të vogla. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dragobil”, tha ai për indekosnline.
Kurse, dëshmitarët e rastit kanë pohuar se autoambulanca po transportonte në Prishtinë një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore.