Fjalë Kyçe

Sulmoi me bisht sëpate babain, kërkohet paraburgim për djalin nga Malisheva

Sulmoi me bisht sëpate babain, kërkohet paraburgim për djalin nga Malisheva

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata kompetente caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se më 14 shkurt, në komunën e Malishevës saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K.

“Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Ndërsa i pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga 15 shkurti.