Fjalë Kyçe

Musliu: Isha aty kur i fotografuan fëmijët, administrata e Kuvendit ua dha fotot

Musliu: Isha aty kur i fotografuan fëmijët, administrata e Kuvendit ua dha fotot

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar rreth një fotografie të publikuar, në të cilën shihen nxënës të cilët mbajnë në duar fotografi të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Musliu thotë se ka qenë prezente gjatë cermonoisë së fotografimit dhe sipas saj ato fotografi fëmijëve u janë dhënë nga administrata e Kuvendit.

“Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty. Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto.”, ka shkruar Mustli.

Tutje ajo tha se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, teksa përmendi se edhe nipi i saj është fotografuar me fotografinë e Osmanit.