Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se një nga premtimet më të rëndësishme të programit qeverisës ka qenë banimi i përballueshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka thënë se ky premtim, ka filluar sot të realizohet.
“Bashkë me drejtorin rajonal të IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, z. Ary Naïm, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për studimin e fizibilitetit për projektin e banimit të përballueshëm”, ka shkruar ai.
Më tutje, ai thotë se qëllimi është që të adresojnë një nga nevojat më urgjente të qytetarëve, që është banimi i përballueshëm.