Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.
“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit austriak.
Kosova.
Tutje, Van der Bellen ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.