Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka komentuar largimin e deputetëve të opozitës në në seancën solemne të Kuvendit, për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Abrashi tha se nuk kishte diçka ofenduese apo ngacmuese në fjalimin e kryeministrit Kurti, që deputetët e opozitës të largohen nga kuvendi në një datë kaq të rëndësishme.
“Unë sot nuk isha prezentë në mbledhjen solemne të Kuvendit. Gjatë rrugës për këtu, pata rastin me dëgju drejtpërdrejt në radio fjalimin e kryeministrit, i cili ishte urues edhe përmbledhës se çka ka bërë qeveria gjatë këtyre muajve. U dëgjojshin disa zhurma, u çudita thash çka është, por më shkoj mendja fillimisht që është një nga ato situatat e kuvendit ku deputetët dijnë të jenë të pavëmendshëm. Madje e kuptova se opozita e kishte lëshuar mbledhjen si shenjë proteste ndaj fjalimit të kryeministrit. U mundova me kthy në kujtesë mos pat diçka në atë fjalim që ishte ngacmuese, ose e padurueshme që një deputet , në një datë kaq të rëndësishme, me braktis mbledhjen. E lexona në rrjete sociale fjalimin, dhe u çudita pse bëhet një veprim i tillë”, tha Abrashi në T7.
Ai po ashtu tha se nuk pati arsye që deputetët të largoheshin nga salla.
“E kuptoj plotësisht idenë e opozitarizmit. Këto parti që kanë humb zgjedhjet janë pakicë në kuvend, ckado që bën qeveria e Kosovës, edhe pse nuk pajtohem ndonjëherë, por është e drejtë e tyre, dalin e kundërshtojnë ndonjëherë edhe në mënyre të paarsyeshme.
Cka do që të bëhet duhet me thon keq edhe pse është mirë. Nuk mendoj se pat arsye”, shtoi tutje Abrashi.