Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë sot për në Mynih të Gjermanisë.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.
Arsye e udhëtimit të Kurtit për në Gjermani do të jetë pjexsëmarrja në Konferencën e Sigurisë.
Bashkë me Kurtin, në Gjermani do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference). I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.