Fjalë Kyçe

Serbia themelon komisione lokale zgjedhore në Kosovë

Serbia themelon komisione lokale zgjedhore në Kosovë

Pavarësisht se Qeveria ishte zotuar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, një muaj pasi e evitoi referendumin e 16 janarit, Serbia nuk do t’ia dijë për këtë.

Me këtë rast Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka vendosur që të themelojë komisione lokale zgjedhore nëpër qytete të Kosovës.

Gazeta serbe “Danas” bën me dije se do të themelohen komisione lokale në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan e Gorë.

Një intervenim i tillë i Serbisë tashmë ishte bërë i ditur prejse u ndal referendumi i janarit.

Qytetarët serbë kishin paralajmëruar se asgjë nuk do t’i ndalte të votonin nga Kosova në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit.