Fjalë Kyçe

A pritet të lehtësohen masat në Kosovë dhe kur pritet të merret vendimi? Ministria e Shëndetësisë jep detaje

A pritet të lehtësohen masat në Kosovë dhe kur pritet të merret vendimi? Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Trendi i rënies së rasteve me Covid-19 ka ngritur shpresën për lehtësimin e masave në Kosovë. Indeksonline ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me shqyrtimin e masave të reja dhe kohës së kur pritet të ndodhë kjo.

Në përgjigjen e MSH-së thuhet se shqyrtimi i masave bëhet çdo të dytën të enjte të muajit, që i bije se masat e reja do të shqyrtohen të enjten e ardhshme.

“Cdo te dyten te enjte te muajit, IKSHPK i percjell MSh-se analizen e pergjithshme te situates epidemiologjike lidhur me COVID-19, projeksionet per ditet ne vijim dhe rekomandimet.
Varesisht prej ketyre rekomandimeve dhe te mekanizmave te tjere anti COVID-19, varet edhe cfare masa do te kete ne ditet dhe javet ne vijim, lehtesim te tyre apo mbajtje ne fuqi te masave aktuale.
Pra, mbetet qe ne ditet ne vijim te trajtohet kjo ceshtje” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Indeksonline.

Disa shtete në Evropë së fundi kanë marrë vendim për lirim të masave. Zvicra këtë javë ka vendosur heqjen e pothuajse të gjitha masave.

Ndërkaq, Gjermania sot ka marrë vendim që gradualisht të lirojë masat.