Një ankuese ka raportuar në polici se deria ishte duke punuar, dy persona të panjohur kanë hyrë brenda dhe, duke e kërcënuar viktimën me thikë, kanë marrë 500 euro nga arka.
Rasti raportohet të ketë ndodur mbrëmë, rreth orës 19:30.
Sipas ankueses, personat janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, teksa rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa duke punuar, dy persona të panjohur ka hyrë brenda dhe nën kërcënim me mjet të mprehtë-thikë, ka grabitur nga arka para të gatshme 500 € , dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori” thuhet në njoftimin policor.