Fjalë Kyçe

Ministria e Mbrojtjes ua bën falas udhëtimin me tren ushtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ua bën falas udhëtimin me tren ushtarëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë ditës së sotme, është takuar me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Mehaj, ndër të tjera, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit hekurudhor gjatë orarit të shërbimit,.

“Krahas çështjeve në fusha tjera, me ministrin Aliu sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit, ku ndër tjera, ushtarakët e FSK-së lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit publik hekurudhor gjatë orarit të shërbimit”, ka thënë Mehaj.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës zotohemi për realizimin e suksesshëm të memorandumit dhe të gjitha fushave tjera të interesit të përbashkët”.