Fjalë Kyçe

AAK për heqjen e flamurit turk: Të zbulohen motivet e këtij akti të gabuar e të dëmshëm për vendin

AAK për heqjen e flamurit turk: Të zbulohen motivet e këtij akti të gabuar e të dëmshëm për vendin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pasi janë arrestuar pesë persona për largimin e flamujve turk nga shtyllat elektrike, ku i kanë vendosur për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, AAK-ja ka thënë se largimi i flamujve kombëtar turk në Prizren nuk i përket karakterit të respektit që ndër shekuj kultivohet nga populli ynë.

“Ky është një rast i izoluar, por duhet të thuhet zëshëm, që akte si ky nuk i kontribojnë kohezionit shtetëror. Aq më tepër, ndaj një komuniteti, populli e vendi mik.
Ky komunitet, përpos kontributit në shtetndërtim, është urë lidhëse në miqësinë me popullin e shtetin turk.
Ftojmë autoritetet përgjegjëse të veprojnë për të zbuluar motivet e këtij akti të gabuar dhe të dëmshëm për vendin.”, thuhet në njoftim.