Fjalë Kyçe

Kurti me Gërvallën takohen me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë

Kurti me Gërvallën takohen me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar të Bosnje dhe Hercegovinës, diplomatin gjerman Christian Schmidt.

Kurti përmes një cicërime në Twitter ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për vemëndjen tonë dhe Zyra e Presidencës atje ka nevojë për mbështetjen e liderëve të Bashkimit Evropian.

“Zhvillova një bisedë shumë të mirë me Christian Schmidt. Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për vëmendjen tonë të plotë dhe Zyra e Lartë e Presidencs në Bosnjë dhe Hercegovinë ka nevojë për mbështetjen e parezervuar të liderëve të BE-së.

Përçarja dhe ndarja nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kurti.