Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka filluar fazën përgatitore për marrëveshjen e përgjithshme të sigurisë së informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt.
Mehaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes, si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.”