Fjalë Kyçe

Shkëlzen Gashi i kërkon përballje televizive Enver Hasanit

Shkëlzen Gashi i kërkon përballje televizive Enver Hasanit

Analisti Shkëlzen Gashi e ka ftuar në një përballje televizive ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës. Enver Hasanin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Gashi ka shkruar se Hasani disa vite më parë, në dy raste ka refuzuar përballjet në debat.

“E treta e vërteta: Enver Hasani, të lutem shumë, hajde në debat televiziv në emisionin ‘Pressing’ të autorit Leonard Kerquki dhe debatojmë për të gjitha. Merre me vete llaptopin dhe librat, ama librat lexoji paraprakisht”, shkuran ai.

Gashi dhe Hasani u përfshin në një ballafaqim në distancë me njëri-tjetrin javën e kaluar. Debati ka në qendër figurën e Xhafer Devës.