Magjia e sportit. Babai dhe djali u panë pas dy vite e gjysmë në fshatin olimpik në Pekin, ku u mbajtën Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti.
Jeff dhe Liam Mather u ribashkuan në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit pasi nuk ishin parë që dy vite e gjysmë për shkak të pandemisë.
Liam jeton dhe punon në Pekin, kurse babai i tij në vendlindje, Kanada.
Liam punoi me babain e tij në ekipin e transmetimit të Olimpiadës.
Së bashku, ata kaluan kohë dhe shijuan Olimpiadën Dimërore.