Fjalë Kyçe

16 kandidatë aplikojnë për drejtor të ri të RTK-së

16 kandidatë aplikojnë për drejtor të ri të RTK-së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se brenda afatit kohor të përcaktuar në konkurs, ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas procedurave përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

“Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit. Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve.”, thuhet në njoftim.