Që nga orët e mëngjesit Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në veri të Mitrovicës. Express mëson nga burime brenda policisë se deri më tani janë konfiskuar disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe një armë.
Sipas këtyre informacioneve, policia është duke e vazhduar aksionin ndërsa deri në këto momente nuk njoftohet për ndonjë të arrestuar.
“Deri më tani janë konfiskuar disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe një armë. Policia është duke e vazhduar punën”, thanë burimet e Expressit.
Kujtojmë se institucionet e Kosovës kanë konfiskuar në ditët e para të janarit qindra pajisje që shërbejnë për mihjen e kriptovalutave, kryesisht në veri.
Thirrjeve telefonike nuk u është përgjigjur as ministri i MPB-së Xhelal Sveçla.