Janë arrestuar dhjetëra persona për fajde në regjionin e Pejës.
Lidhur me këtë Prokuroria Themelore dhe Policia kanë organizuar konferencë të jashtëzakonshme për të bërë të ditura detajet e aksionit.
Konferenca do të fillojë në ora 15:00.
Njoftimi i plotë:
Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.
Vendi: Pejë
Adresa : Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, rruga: “Hasan Cermaxhija” pa nr.
Ora: 15:00
Data: 22/02/2022