Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir ka thënë se shpallja e pavarësisë nuk ka bindur mijëra të rinj kosovarë të qëndrojnë në vend.
Përmes një postimi në Twitter, Ben Meir tha se Kosova nuk mund të përballojë ikjen e të rinjëve.
“Thjesht, shpallja e pavarësisë nuk ka bindur mijëra të rinj kosovarë të qëndrojnë në vend, pasi ata kanë kërkuar mënyra për të gjetur mundësi më të mira pune dhe një perspektivë më të ndritur jashtë vendit të tyre. Kosova nuk mund të përballojë ikjen e trurit”, ka shkruar Ben Meir.
Simply declaring independence hasn’t convinced thousands of #Kosovar youths to stay in the country, as they have been searching for ways to find better job opportunities and a brighter prospect outside their country. #Kosovo cannot afford a brain drain. pic.twitter.com/qIzkNQ83NI
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) February 22, 2022