Fjalë Kyçe

Shpjegim nga KESCO lidhur me faturat e dërguara te konsumatorët

Shpjegim nga KESCO lidhur me faturat e dërguara te konsumatorët

KESCO ka njoftuar që nga e premtja (18 shkurt) ka filluar me leximin e rregullt të gjendjes së konsumit për muajin shkurt dhe respektivisht dërgimin e faturave të reja. KESCO ka shpjeguar se shpenzimi është llogaritur dhe ndarë para datës 9  shkurt (çmimi i vjetër) dhe nga data 9 shkurt (tarifat e reja).

“Dizajni i faturës i aprovuar nga ZRRE, i është përshtatur nevojave të faturimit sipas ndryshimeve të strukturës së re tarifore. Kalkulimet sipas blloqeve, paraqiten sipas leximit të rregullt dhe strukturës së re të aprovuar. Gjithashtu, konsumatorët në rubrikën  “Neto” e kanë të paraqitur shpenzimin total. Megjithatë, për shkak se tarifat e reja kanë hyrë në fuqi më datën 9 shkurt dhe pjesa e shpenzuar para datës 9 shkurt llogaritet me tarifat e vjetra, në rubrikën “Totali i faturës” paraqitet obligimi që konsumatorët e kanë për pagesë dhe e njëjta është më e ulët sesa vlera e paraqitur te rubrika ‘Neto’.”, thuhet në njoftim.

Dallimi mes “Neto” dhe “Totali i faturës”, KESCO sqaron kalkulimin për këtë muaj

KESCO ka njoftuar se nga e premtja (18 shkurt) ka filluar me leximin e rregullt të gjendjes së konsumit për muajin shkurt dhe respektivisht dërgimin e faturave të reja. Nga KESCO thuhet se shpenzimi është llogaritur dhe ndarë para datës 9 shkurt (çmimi i vjetër) dhe nga data 9 shkurt (tarifat e reja), raporton Gazeta Express.

Sipas KESCO-s, dizajni i faturës i aprovuar nga ZRRE, i është përshtatur nevojave të faturimit sipas ndryshimeve të strukturës së re tarifore.

“Kalkulimet sipas blloqeve, paraqiten sipas leximit të rregullt dhe strukturës së re të aprovuar. Gjithashtu, konsumatorët në rubrikën “Neto” e kanë të paraqitur shpenzimin total. Megjithatë, për shkak se tarifat e reja kanë hyrë në fuqi më datën 9 shkurt dhe pjesa e shpenzuar para datës 9 shkurt llogaritet me tarifat e vjetra, në rubrikën “Totali i faturës” paraqitet obligimi që konsumatorët e kanë për pagesë dhe e njëjta është më e ulët sesa vlera e paraqitur te rubrika ‘Neto’”, thuhet në njoftim.

KESCO njofton se diferenca në mes “Neto” dhe “Totali i faturës” është pikërisht si rezultat i llogaritjes së konsumit me tarifa të vjetra para datës 9 shkurt dhe njehsimit nga zero i bllokut nga data 9 shkurt pavarësisht shpenzimit që konsumatorët kanë bërë deri më datën 9 shkurt.

“Kjo diferencë është shpjeguar në pjesën e poshtme të faturës, në formë tekstuale (të shkruar), përfshirë edhe ditët për të cilat janë aplikuar tarifat e vjetra.
Nga faturat e ardhshme llogaritja do të jetë shumë më e thjeshtë dhe meqenëse i tërë muaji do të bëhet sipas tarifave të reja, vlerat ndërmjet rubrikave ‘Neto+TVSh’ dhe ‘Totali i faturës’ do të jenë të barabarta.”, thuhet në njoftim.

Për ta bërë sa më të lehtë leximin e faturës dhe logjikën e kalkulimit, në ueb-faqen e KESCO-s është integruar forma e kalkulimit ku konsumatori do të vendos të dhënat, me ç’rast do t’i gjenerohet kalkulimi në detaje i faturës së fundit duke përfshirë ndarjen e kilovatëve para dhe pas 9 shkurtit, kalkulimi i secilit kilovatë me çmimin përkatës, si dhe shuma e kilovatëve të faturuar në bllokun me tarifa të ngritura.

Këtë formë të kalkulimit, mund ta gjeni duke klikuar këtu.