Fjalë Kyçe

Objekti i Qeverisë ndriçohet me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti

Objekti i Qeverisë ndriçohet me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti

Objekti i qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti me shtetin territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter.

Kurti thotë se këto janë kohë kritike për popullin ukrainas dhe se pavarësisht sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë është lufta, historia favorizon të drejtët.

“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, ka shkruar ai.