Fjalë Kyçe

Theu këmbën teksa po i ikte policisë, kapet i riu shqiptar në Britani me fermë kanabisi

Theu këmbën teksa po i ikte policisë, kapet i riu shqiptar në Britani me fermë kanabisi

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari është Bledar Simaku i cili është gjetur brenda në një nga fermat e ngritura në Bradford të Anglisë, ku autoritetet bastisën një sallë që më parë kishte funksionuar si bilardo, duke zbuluar edhe fermën e kanabisit.

I riu shqiptar për ti shpëtuar policisë u ngjit në çatinë e fermës dhe u hodh nga lartësia duke thyer këmbëm dhe ashtu ai sërish u përpoq që të ikte policisë përmes qendrës së qytetit Bradford, por u gjurmua nga kamerat e sigurisë.