Fjalë Kyçe

Zemaj: As Qeveria nuk e di kush e propozoi orën policore

Zemaj: As Qeveria nuk e di kush e propozoi orën policore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria nuk e kanë parandaluar rritjen e infeksionit.

Zemaj masat që janë në ende fuqi i quan banalitet.

Ai thotë se as institucionet qeverisëse nuk e dinë se kush e ka propozuar orën policore.

“Masat e kanë humbur kuptimin në mos menaxhimin e kësaj situate. Masat që janë ndërmarrë kanë qenë konfrontim me njëra tjetrën dhe nuk e kanë parandaluar rritjen e infeksionit po as të rasteve të vdekjes. Tashmë është banalizuar ora policore thuajse është harruar që ka shtatë deri tetë muaj që nuk e dinë as ministri dhe qeveria se kush e ka propozuar”.

Sipas tij, duhet të ketë angazhim serioz nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për ta marrë dozën përforcuese.

“Interesimi duhet të shtohet. Kërkesa që doza përforcuese të merret duhet të jetë një angazhim më serioz i qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë. Të ketë një lloj marketing pozitiv që qytetarët të mbrohen nga virusi. Nëse ka menaxhim të mirë edhe variantet e reja mund ti kontrollojmë lehtësisht duke mos e mbyllur ekonominë, duke hapur gastronominë”/EO.