Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lekë Musa, ka deklaruar që paga minimale duhet të jetë rreth 300 euro në Kosovë. Ai këtë deklaratë e ka thënë për emision, “News Talk”.
Sipas tij, Kosova qëndron me pagën më të ultë në dallim me vendet e rajonit.
Ndërkaq, derisa ka komentuar deklaratën e zyrtarëve të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, se paga minimale nuk duhet të jetë nën 400 euro, Musa ka vlerësuar se ajo është vështirë e arritshme.