Shtatë persona janë arrestuar për rastin e 83 kilogramëve të drogës që janë gjetur sot në reflektor, në pikën kufitare në Han të Elezit, po ashtu edhe dy persona të tjerë janë në kërkim.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një konferencë për media ka theksuar se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.
“Pasi është kapur droga, policia ka vazhduar me kontroll në pesë lokacione Prishtinë dhe Pejë”, ka thënë Jashari, njofton KK.