Tanket e ushtrisë ruse janë futur brenda territorit të Ukrainës pas urdhërit të presidentit Vladimir Putin për pushtim në shkallë të gjerë, transmeton Reporteri.net.
Nga disa video-incizime në rrjetet sociale shihen tanket e ushtrisë ruse duke shkelur mbi vetura dhe njerëzit në rrugë të frikësuar dhe në panik.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.