Lufta e Rusisë në Ukrainë po bëhet më agresive. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkruar në Tëitter se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit, raporton CNN.
“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin në Chernobil Centralin Bërthamor. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky në Tëitter.
Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri jehonë paralajmërimit të Zelensky, duke postuar në Tëitter se një sulm rus në Ukrainë mund të “shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”.
“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe teknologjike në Çernobil”, shkroi ministria në Tëitter. “Nëse Rusia vazhdon luftën, Çernobili mund të ndodhë sërish në vitin 2022”.
Shpërthimi në centralin bërthamor të Çernobilit 36 vjet më parë konsiderohet si tragjedia më e madhe bërthamore në historinë e njerëzimit, jo vetëm për shkak të numrit të të vdekurve, por edhe pasojat e rënda që la më pas.
Edhe pas më shumë se tre dekadash, zona përreth qytetit të Pripyatit nuk banoret më dhe qyteti fantazëm është “pushtuar” nga kafshët dhe bimësia, raporton abcneës.al.
Megjithatë, shkencëtarët i tremben rikthimit të problemit të Çernobilit pasi nuk është bërë një pastrim i materialit radioaktiv që gjendej në reaktorin nr.4 të centralit.
Fillimisht, autoritetet sovjetike e mbuluan reaktorin me beton me qëllim që të mos lejohej kontaminimi i mëtejshëm i zonës me material radioaktiv, por me kalimin e viteve ajo mbulesë u dobësua duke bërë që një grup shtetesh të financonin ndërtimin e në mbulese tjetër më të sigurt në vitin 2010.
Por, edhe pse ka sipër dy mbulesa, problem me reaktorin mbetet pasi futja e ujit nga shirat mund të rindezë reaksionin kimik mes materialeve radioaktive që gjenden të “varrosura” dhe kjo do t’i rikthente ato në një rrezik për kontaminimin e zonave të gjëra.