Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar rritje të çmimeve, pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti ka shkruar se Ukraina prodhon 14% të grurit në botë.
“Efekti i parë: Shtrëngonu për rritje të çmimeve. Ukraina prodhon 14 përqind të grurit në botë. Për energji mund të jetë edhe më keq.”, ka shkruar ai.