Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar disa fotografi nga një spital në qytetin Novovolynsk në Ukrainë, e ku shihen disa paciente të moshuara, që janë zhvendosur në bodrum, për t’u mbajtur të sigurta pas sulmeve ajrore të Rusisë.
“Ky spital në Novovolynsk, në Ukrainën perëndimore, po i zhvendos pacientët e tyre në një strehë nëntokësore për t’i mbajtur ata të sigurt pas sirenave të sulmit ajror. Spitalet janë duke u bërë gati për të ofruar mbështetje për të plagosurit”, thuhet në njoftim.