Fjalë Kyçe

Suharekë/ Nxënësi ekspozon armën e zjarrit në orën e mësimit

Suharekë/ Nxënësi ekspozon armën e zjarrit në orën e mësimit

Policia e Prizrenit ka njoftuar se i është sekuestruar një armë një nxënësi, pasi i njëjti gjatë orës së mësimit e ka ekspozua armën të cilën e ka pasur në brez.

“Me datë 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc të Suharekës, një nxënës gjatë orës së mësimit e ka ekspozuar armën të cilën e ka pasur në brez. Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe t’i sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale armën: një pistoletë dhe një karikator. E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej bëhet e ditur se i dyshuari i mitur është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.