Fjalë Kyçe

BE i “pret krahët” Putinit, mbyllin hapësirën ajrore për avionët e Rusisë

BE i “pret krahët” Putinit, mbyllin hapësirën ajrore për avionët e Rusisë

Vendet e BE-së do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Lajmi wshtw bwrw i ditur nga televizioni gjerman ARD.

Shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë kishin njoftuar më parë se do të mbyllnin hapësirën e tyre ajrore.

Ndalimi i fluturimeve të shteteve baltike do të zbatohet për avionët e nga transportuesit ajrorë me licenca të lëshuara nga Federata Ruse nga mesnata e së dielës.

Mbyllja e hapësirës ajrore të tre vendeve të BE-së dhe NATO-s do të bëhet njëkohësisht dhe për një periudhë të pacaktuar, njoftoi Ministria e Transportit në Vilnius, përcjell abcnews.

Duhet të ketë përjashtime për uljet emergjente dhe fluturimet humanitare. Polonia, Republika Çeke dhe Bullgaria kanë mbyllur tashmë hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.