Gazetari, Milaim Zeka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se duke i parë zhvillimet në Radio Televizionin e Kosovës ka vendosur që të jap dorëheqje nga vendi i tij i punës.
Zeka ka shkruar se klasa e re politike ka për qëllim shuarjen e këtij mediumi publik. Madje, ka krahasuar situatën aktuale në Ukrainë duke thënë se sikurse Putini që po bënë luftë me të gjithë, edhe “çlirimtarët” e 14 shkurtit po e zgjerojnë frontin e luftës.
Kujtojmë se para pak javësh, me vendim të ushtruesit të detyrës të RTK-së, Zeka është suspenduar përkohësisht nga puna.
Ndërsa, Zeka ka thënë se rrugëtimi i tij do të jetë me mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe vendet e tjera perëndimore, teksa ka falënderuar të gjithë koleget që ka punuar që 20 vite.