Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit me ovacione të vazhdueshme nga diplomatët teksa iu drejtua Parlamentit Evropian, duke iu thënë të pranishmëve se vendi i tij “po lufton për mbijetesë”.
“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë”, tha Zelensky, duke bërë që përkthyesi i BE-së të emocionohet gjatë fjalimit të Zelenskyt.
“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë”,
“Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë”, tha Zelensky, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky kërkoi që Ukraina të shtohet në BE me një proces të përshpejtuar të hënën.
Ai mori një ovacion para dhe pas fjalimit të tij.
The official translator of President Zelensky's message to the European Parliament, nearly breaks down. Immensely touching. #Ukraine pic.twitter.com/Y3PCB0aTRR
— Alex Andreou (@sturdyAlex) March 1, 2022