Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona.
“Sot rreth orës 00:15, në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndër kohë që njësiti i trafikut po merret me hetimin e rrethanave të këtij aksidenti.