Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancën e rregullt plenare, në fillim të së cilës kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Deputetët thanë se “qëndrojnë me Ukrainën”, ndërsa u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të civilëve të vrarë ukrainas në një javë pushtim.
Në Kuvend është paraparë të diskutohet dhe miratohet një rezolutë për t’i kërkuar pesëshes së vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka thënë me miratimin e kësaj rezolute i japin mbështetje të plotë Qeverisë së Kosovës për sanksione të mëtutjeshme dhe masa ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.