Fjalë Kyçe

Labi: A do të shkojnë edhe vëllezërit e Ukrainës nesër në ndonjë Gjykatë ndërkombëtare?

Labi: A do të shkojnë edhe vëllezërit e Ukrainës nesër në ndonjë Gjykatë ndërkombëtare?

Ish-deputeti Labinot Tahiri ka postuar në Facebook në lidhje me luftën në Ukrainë dhe ka bërë një analogji me luftën për liri që është zhvilluar në Kosovë.

Tahiri ka komentuar akuzat që janë ngritur ndaj krerëve të UÇK-së duke thënë me ironi se një ditë edhe vullnetarët në Ukrainë mund të përballen me këtë problem.

“A do të shkojnë edhe vëllezërit e Ukrainës nesër në ndonjë Gjykatë ndërkombëtare, sikurse kjo e Hagës, pasi që po e mbrojnë vendin e tyre nga Rusia? E gjithë bota e din mirë që Rusia është pushtuese në Ukrainë, njëlloj sikurse dikur Serbia në Kosovë!”, ka shkruar Labi.

Postimi i plotë:

Ndoshta dikush edhe nuk e lexon, por ata që ia din rendesinë vendit pa politikë, do ta gjykojnë mirë këtë shkrim që e shkrova sonte!!

Paraprakisht faleminderit që do ta lexoni🤝

Pyetje për ju shqiptarë hakikat?

A do të shkojnë edhe vëllezërit e Ukrainës nesër në ndonjë Gjykatë ndërkombëtare, sikurse kjo e Hagës, pasiqë po e mbrojnë vendin e tyre nga Rusia? E gjithë bota e din mirë që Rusia është pushtuese në Ukrainë, njëlloj sikurse dikur Serbia në Kosovë!

Kur të mbarojë lufta atje, ku do shkojnë këta boksera? A do të quhen heronjë apo do t’i urrejë Ukraina si ne (disa njerëz në aspektin politik), që i “urrejmë” çlirimtarët tanë?

Përse një bokser, aktor, e çfarëdo qoftë në Ukrainë, qenka e mundur të bëhet Kryetar komune, Kryetar shteti, e edhe Hero,kurse te ne nuk mundet?

Më thuani:

– Pse janë çlirimtarët tanë atje në Hagë? Nga kush po mbahen dhe po akuzohen?

Neve e dim shumë mirë që këta heronjë të gjallë nga fshatrat dhe qytetet e Kosovës sonë kreshnike, nuk kanë shkuar në Beogradin e dikurshëm të sulmojnë, por e kanë mbrojtur atdheun e tyre, popullin e tyre, shqiptarët e Kosovës, njëlloj sikurse këta të famshmit që mediat po shkruajnë gjithë ditën për ta sot!
Eh Kosova jonë e dashur…

e manipuluar mirë dhe mjeshtërisht e përqarë, duke i urryer njerëzit tanë e të huajt duke i dashtë ama me zor për kapuq të madh!!!

Shumë shpejtë do të ndodhë që;

Sikurse që e keni sharë e përqarë popullin për: Rugovën, Demaqin, Thaçin e Haradinajn, ashtu nesër do t’a përqani vendin edhe për Vjosën e Albinin…

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.