Fjalë Kyçe

Ballkani – Llapi, sfida kryesore e fundjavës

Ballkani – Llapi, sfida kryesore e fundjavës

Dritën po ashtu e pret një punë e vështirë në Drenicë, Gjilani i bën gosti Ulpianës në xhiron e 23-të

Xhiroja e 23-të e BKT Superligës së Futbollit do të sjellë ndeshje mjaft interesante.

Dueli kryesor do të jetë ai në mes të Ballkanit me Llapin.

Lideri i ligës elitare do të mundohet ta ruajë primatin me një fitore eventuale në shtëpi.

Nga ana tjetër, llapjanët nuk janë dorëzuar ende për titull dhe për Evropë.

Prandaj, nëse fitojnë në Suharekë do t’ju afroheshin edhe më shumë objektivave të tyre.

Ndërkohë, nga gabimi eventual i ekipit Portokalli do të mundohen të përfitojnë dy skuadrat gjilanase.

Dritën po ashtu e pret një punë e vështirë pasi e vitizon Drenicën, e cila ka nisur të këndellet.

Megjithatë, “Intelektualët” nuk kanë më vend për gabime nëse duan të mbesin në garë për titull.

Kjo pasi aktualisht ata i kanë 4 pikë më pak se lideri, përcjell express.

Nga ana tjetër, drenicasit me një rezultat pozitiv do të ishin më të qetë në vazhdim të kampionatit.

Ndërkaq, Gjilani do t’i bëjë gosti Ulpianës.

Edhe “Skifterat” duhet të fitojnë gjithsesi për t’i bërë presion liderit, Ballkani.

Nga ana tjetër, lipjanasit janë të rrezikuar për të rënë nga liga dhe me një pikë të shkëputur do të ishin të kënaqur.

E kampionia aktuale me telashe financiare, Prishtina do ta presë Dukagjinin, i cili është mjaft i motivuar për ta fituar këtë lojë.

Ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen të shtunën dhe të dielën duke filluar nga ora 13:00.